Kronikë

Vdes një person si pasojë e vetaksidentit në rrugën Stanishor-Novobërdë

Descriptive Text

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që është shkaktuar në rrugën Stanishor-Novobërdë të enjten.

Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi, duke mos përshtatur shpejtësinë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur, ka njoftuar Policia rajonale e Gjilanit.

Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet A.M., është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.