Kronikë

Dy vjet e gjysmë burgim dhe 400 euro gjobë për vjedhje në Ferizaj

Descriptive Text

Një person është shpallur fajtor për vjedhje të rëndë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

K.P. është dënuar të mërkurën, me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe gjobë prej 400 eurosh.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I pandehuri K.P., akuzohet se më 21 - 22 tetor 2020, në Ferizaj, ka kryer vjedhje të rëndë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm.