Kronikë

Është dërguar në mbajtje mjeku që e sulmoi profesoreshën Latifi-Pupovci

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje gjinekologu Arsim Gashi që e sulmoi fizikisht të martën profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi – Pupovci.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin në një provim të djalit të të dyshuarit.

“Prishtinë 10.05.2022 – 16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuar në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e ‘pa drejtë’ në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.