Kronikë

Arrestohen tre persona në Gjakovë, bllokuan komunikacionin dhe u përleshën

Policia ndalon kosovaren që u kthye nga Austria për shkak të dokumenteve false

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën tre persona në Gjakovë, të cilët pas një fjalosjeje, kanë bllokuar komunikacionin dhe janë përleshur fizikisht në mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë, të martën, si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar (meshkuj), të cilët pas një zënke të çastit në komunikacion janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.