Kronikë

Rrihen e theren me thikë mes vete dhëndër e vjehërr në Gjakovë

Dhëndër e vjehërr në Gjakovë janë arrestuar të premten mbrëma pasi janë rrahur dhe janë therur me thikë mes vete, ka njoftuar Policia të dielën.

Nga rrahjet midis dy të dyshuarve, lëndime ka pësuar edhe një vajzë e mitur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasojë e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe një vajzë e mitur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.