Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në rrugët e Kaçanikut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten është gjetur pa shenja jete një burrë, në rrugët e Kaçanikut.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.