Një shqiptar 34-vjeçar është arrestuar në Essen të Gjermanisë, pasi në një bodrum u zbulua një plantacion kanabisi me 600 bimë, raporton “T-Online.de”.
Policia në Essen në një aksion për luftim të drogës, bëri bastisje në disa ndërtesa. U arrestuan tre të dyshuar fillimisht.
Në një bodrum gjetëm një plantacion kanabisi me rreth 600 bimë.
U arrestua një shtetas nga Shqipëria që po qëndronte ilegalisht në Gjermani.
Gjykata në Essen ka urdhëruar që të mbahet në paraburgim 34-vjeçari për “trafikim të drogës”.
Një 70-vjeçar, që është pronar i ndërtesës, u ndalua përkohësisht dhe u mor në pyetje nën dyshimin se ka ndihmuar në këtë aktivitet ilegal.
Ndërkohë gjatë një kontrolli tjetër është ndaluar një 31-vjeçar pasi në banesën e tij janë gjetur 500 gramë amfetaminë, 150 gramë marihuanë, 150 tableta ekstazi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.