Kronikë

Vidhen 200 kg kabllo në termocentralin “Kosova A”

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq të dielën, nën dyshimin se ka vjedhur kabllo elektrike nga termocentrali “Kosova A”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar nga njësiti policor dhe në bagazh të veturës i janë gjetur rreth 200 kilogramë kabllo prej bakri.

“Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.