Kronikë

Dyshohet për sulm kibernetik ndaj uebfaqes së një mediumi në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Uebfaqja e një mediumi në Prishtinë, dyshohet se ka pësuar sulm kibernetik gjatë orëve të para të së shtunës.

Policia në njoftimin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë se ka sinjale për sulm ndaj kësaj ueb faqeje.

Sipas ankuesit faqja e tyre ka qenë jashtë funksionit për dy orë dhe nuk ka njohuri për momentin për ndonjë dëm tjetër.

Nga organet e rendit, rasti është cilësuar si “hyrje në sistemet kompjuterike”.