Kronikë

Gruaja nga Ferizaj raporton në Polici se i është dhunuar vajza e mitur

Gruaja nga Ferizaj raporton në Polici se i është dhunuar vajza e mitur

Një grua nga Ferizaj ka njoftuar Policinë për dyshimet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e saj të mitur e cila është me të meta psikike.

Policia ka bërë të ditur të premten se njësitet e hetuesisë janë duke punuar rreth rastit.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e sajë të mitur e cila është me të meta psikike. Njësitet e hetuesisë janë duke punuar rreth rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.