Kronikë

Në Pejë, për 15 muaj 106 aktakuza për ndërtime pa leje

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Pejë, në periudhën kohore janar-mars të këtij viti, ka ngritur gjithsej 15 aktakuza, kundër 15 personave, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Në një komunikatë për media, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, ka ngritur gjithsej 91 aktakuza, kundër 96 personave.

Gjithsej për 15 muaj, janë ngritur 106 aktakuza.

Kurse tri aktakuza janë ngritur ndaj tre personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”.

“Shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit”, thuhet në njoftimin e së martës.