Kronikë

Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”

Descriptive Text

Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites të së enjtes në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i ka thënë KOHËS se asnjë person nuk është lënduar si pasojë e flakëve që kanë kapluar veturën.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lipjan-Ferizaj.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën 'Arbën Xhaferi' (kilometri i dytë Lipjan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi dhe nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ai.