Kronikë

Kapet një sasi e armëve në Prevallë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar disa armë në Prevallë të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë të enjten, në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur tri armë AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikatorë, 8 radiolidhje dhe një anti-plumb.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se është gjetur edhe një thikë e disa pajisje tjera.

Rasti është cilësuar “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.