Kronikë

Gjashtë të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur midis katër automjeteve të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.

Ky aksident është shkaktuar rreth orës 15:30 afër fshatit Slivovë.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​