Kronikë

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Një rast është raportuar në Drenas, ku është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e vetë. I dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Rast tjetër është raportuar në Suharekë, ku është shoqëruar një i dyshuar, për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes. Viktima ka pranuar tretman dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportit të Policisë në një rast tjetër, të shtunën është shoqëruar një i dyshuar në Gjakovë pasi nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe kërcënuar ish-bashkëshorten e tij. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

E në një rast në Pejë një i dyshuar nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.