Kronikë

Arrestohen 11 persona në Gjakovë duke luajtur bixhoz, u konfiskohen mbi 6 mijë euro

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten 11 persona në Gjakovë, pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, nga të dyshuarit janë konfiskuar 6.430 euro dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar njëmbëdhjetë persona meshkuj, të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 6430€ dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.