Kronikë

Rreth 8.000 euro janë grabitur të premten në një bankë në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 8.000 euro janë grabitur të premten në mëngjes në bankën BKT në lagjen Dardania të Prishtinës.

KOHA ka raportuar të shtunën se grabitja ishte kryer nga tre persona të maskuar dhe të armatosur.

“Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të shtunën.