Kronikë

Raportohen të zhdukur dy persona në Gjilan e Leposaviq

Descriptive Text

Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Gjilan dhe Leposaviq.

Sipas njoftimit të Policisë, të martën, një burrë në Gjilan ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

"Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, derisa njësitet policore janë duke hetuar rastin", thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në Leposaviq, të hënën, një grua ka informuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.