Kronikë

Digjet një autobus në Prishtinë

Descriptive Text

Një autobus është përfshirë nga zjarri të dielën në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga KOHA, autobusi i takon kompanisë “24 Yjet” i linjës Hajvali-Prishtinë, derisa zjarri u shkaktua në afërsi të një pompe të derivateve.

Policia i tha KOHËS se incidenti ka ndodhur në Veternik, në orën 17:30, derisa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

 
Digjet një autobus në Prishtinë https://bit.ly/3IIxJaK ?

Digjet një autobus në Prishtinë https://bit.ly/3IIxJaK ?

Posted by Koha.net on Sunday, March 27, 2022