Kronikë

Një serb dhe një boshnjak arrestohen për kalim të paautorizuar të kufirit

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të huaj pasi kishin kaluar kufirin pa autorizim, të enjten.

Njëri shtetas i Serbisë dhe një boshnjak u zunë Zubin Potok me kamionin ku kishin edhe një lopë, pa dokumentacion.

Serbi është dërguar në mbajtje, kurse tjetri u lirua.

“Janë arrestuar dy meshkuj një boshnjak shtetas i Serbisë dhe një K-boshnjak, pasi që me kamion kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në kamion është gjetur një gjedh (lopë) pa dokumentacion. Kamioni dhe gjedhi janë konfiskua dhe dërguar në terminal”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.