Kronikë

Kërkohet paraburgimi i katër personave që u kapën me 2.5 kg marihuanë

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.H., E.Gj., Q.A. dhe E.Gj., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, njoftoi prokuroria të premten.

Policia e Kosovës pati gjetur te të dyshuarit disa kilogramë marihuanë dhe kokainë.

“Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar me urdhër të prokurorit më 23.03.2022, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimin me Narkotikë, derisa gjatë bastisjes dhe kontrollimit të objekteve të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gr. substancë narkotike (marihuanë), 1 gr. substancë narkotike (kokainë), dy (2) peshore digjitale, katër (4) telefona celularë dhe 670 euro”, thuhet në komunikatë.