Kronikë

Arrestohet personi që dyshohet se vodhi 80 litra naftë nga rezervari i autobusit

Një person është arrestuar në fshatin Pollatë të Podujevës nën dyshimin për vjedhjen e rreth 70-80 litrash naftë nga rezervari i një autobusi, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së dielës.

Siç bëhet e ditur, rasti kishte ndodhur më 8 shkurt të këtij viti.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i autobusit të ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.