Kronikë

Një i lënduar në aksidentin midis trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në Fushë-Kosovë.

Të përfshirë në këtë aksident ishin një veturë dhe një tren.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:00, në rrugën “Pajazit Islami”.

“Sot rreth orës 07:00, në rrugën 'Pajazit Islami' në Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.