Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për rastin e 91 kg drogë në Podujevë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy të dyshuar të tjerë për rastin e gjetjes së 91 kg substancë narkotike të llojit marihuanë, në fillim të muajit shkurt, në fshatin Konushefc të Podujevës.

Sipas njoftimit të lëshuar të shtunën, Policia ka bërë të ditur të dyshuarit e arrestuar janë: M.Q., dhe A.SH.

“Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj. Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rreth arrestimit të të dyshuarve është njoftuar Prokuroria Themelore për Krime të Rënda-Prizren.

Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë.