Kronikë

Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një 15-vjeçar i dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçari në Prishtinë të martën.

Një 14-vjeçar ka vdekur afër një shkolle në Prishtinë, pasi u godit disa herë me thikë.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, prokurori i Departamentit për të Mitur, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Një 15-vjeçar u dorëzua mbrëmë në Polici në lidhje me vrasjen. Atij i ishte konfiskuar edhe thika me të cilën dyshohet se u krye vrasja.