Kronikë

Vdekje të dyshimta në Prishtinë dhe Gjakovë

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Gjakovë një burrë është gjetur i shtrirë në tokë. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për Obduksion.

Ndërkaq në Prishtinë një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësor, mirëpo pas dhënies së ndihmës i njëjti ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.