Kronikë

Arrestohet në Shtime një burrë, dyshohet se bashkëjetoi me një të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Shtime, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me një të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me të miturën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.