Kronikë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova, vdesin një burrë e një grua, fëmijët lëndohen

Dy persona kanë vdekur të mërkurën në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur shoferi dhe pasagjerja, kurse dy fëmijë kanë pësuar lëndime. Të gjithë ishin në të njëjtën veturë.

Lëndime ka pësuar edhe shoferi i veturës tjetër.

“Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.