Kronikë

Policia nis ditën në veri me aksion kundër mihjes së kriptovalutave

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot, në orët e hershme të mëngjesit, një aksion në veri të vendit kundër atyre që merren mihjen e kriptovalutave, ka njoftuar Kosovapress bazuar në burimet e saj.

Sipas ksp-së, janë bastisur dy lokacione në "Lagjen e Boshnjakëve" në Mitrovicë.

“Ndërkohë që ende nuk dihet nëse është gjetur dhe sekuestruar ndonjë pajisje për prodhimin e këtyre kriptovalutave”, ka shkruar ksp-ja.

Policia ende nuk është deklaruar.

Qeveria ka marrë vendim që të ndalojë mihjen e kriptovalutave deri në rregullim të infrastrukturës ligjore për këtë, meqë shumica që janë marrë me këtë, dyshohet se kanë vjedhur energjinë elektrike.

E për mihje të kriptovalutave kërkohet sasi e madhe e energjisë.