Kronikë

Dhunohet një e mitur në Graçanicë

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur, njofton Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën në ora 21:25, derisa pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar të miturën viktimën femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë policor.