Kronikë

Vdes një foshnje në Skenderaj, rasti cilësohet i dyshimtë

Një foshnje ka vdekur në Skenderaj, derisa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.