Kronikë

Dëmtohen disa varreza në Podujevë

Dyshohet se disa varreza në Podujevë janë dëmtuar nga persona të panjohur, raporton Policia e Kosovës. Rastin në Polici e ka raportuar një person të hënën, duke thënë se janë dëmtuar pllakat e katër varreve.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore e rastin po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar pllakat e katër varreve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e plotë.