Kronikë

Prizrenasi arrestohet pasi sulmoi dy vëllezërit e tij, njërin e la pa vetëdije

Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren, nën dyshimin se i njëjti i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga të lënduarit ishte pa vetëdije për shkak të goditjes me mjete të forta.

Viktimat raportohet se kanë pranuar trajtim mjekësor, teksa nga i dyshuari është konfiskuar një armë.

“Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.