Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që përfitoi jashtëligjshëm nga Pakoja Emergjente

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të të pandehurit J.U., nga Ferizaj, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Mashtrimi me subvencione”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore mars-prill të vitit 2020, i pandehuri J.U., në bashkëkryerje me të pandehurën Sh.R., dhe pas një marrëveshje paraprake në mes vete, në emër të biznesit Korporata Energjetike “Elektrika” në Ferizaj, ka aplikuar në sistemin online të Administratës Tatimore të Kosovës, për gjithsej 19 persona dhe ka përfituar në emër të vendimit sipas masës 14 për mbështetje financiare për shoqëritë tregtare dhe punëdhënësit tjerë, në atë mënyrë që kanë regjistruar punëtorë me kontratë pune së paku një vjeçare duke përfituar nga 130 euro për dy muaj.

Në këtë mënyrë ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Kosovës në shumën prej 4,940,00 euro.

Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore mars-prill të vitit 2020, në Ferizaj, saktësisht në biznesin Korporata Energjetike “Elektrika”, i pandehuri J.U., me dashje dhe në vazhdimësi ka përpiluar dokumente të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve si origjinal edhe pse asnjërin prej personave nuk i kishte regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe nuk i’u kishte paguar kontributet pensionale por kjo ishte bërë vetëm për të aplikuar për marrjen e subvencioneve të punëtorëve.