Kronikë

30 ditë paraburgim ndaj burrit që sulmoi dhe kanosi me armë një person në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sulmi dhe kanosja.

Gjykata ka sqaruar rastin që ka ndodhur e që ka çuar deri në masë të paraburgimit.

“Se ka mbajtur në posedim armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, ashtu që nga koha e pavërtetuar e deri me dt.09.02.2022, rreth orës 15:40, në zyrën e firmës së tij në Prizrenit, në sirtar ka pasur të fshehur pistoletën me gaz “ËOLTAR PROFESIONAL” Mod.92, cal 9mm, me nr.serik.:........., së bashku me 4 (katër) fishek me gaz, për të cilat nuk ka pasur leje nga organi kompetent i MPB”, thuhet në komunikatë.

Gjykata njoftoi se me dashje ai ka përdorur forcën ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që më 9 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, “pas një mosmarrëveshje paraprake që kishte pasur me të dëmtuarin, në lidhje me parkimin e veturës që e kishte bërë i dëmtuari pranë hyrjes së parkingut nëntokësor të banesës, me ç ’rast i pandehuri F.M., i bie borisë së veturës për t’ia liruar rrugën, i dëmtuari ia bënë me dorë duke i thënë “prit 1 minutë se nuk bëhet nami”, atëherë i pandehuri F.M., e shan të dëmtuarin me fjalët “A e din kush jam unë”, del nga vetura e tij dhe e godet me shuplak”.

I pandehuri F.M., dyshohet se seriozisht e kanosi personin tjetër me gjeste se do ta dëmtonte me armë të zjarrit, në atë mënyrë pas sulmit që ia kishte bërë të dëmtuarit në kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si më lartë, i dëmtuari hynë në veturë dhe nisët në drejtim të fshatit Nashec, e pas tij menjëherë niset në ndjekje i pandehuri F.M., dhe me të arritur tek i dëmtuari me shpejtësi me automjet të tij e tejkalon të dëmtuarin e pastaj zbret nga vetura, nxjerrë pistoletën me gaz të cilën ia drejton të dëmtuarit në mënyrë kërcënuese, duke i shkaktuar frikë.