Kronikë

Policia shpëton nga ngufatja një qytetar në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngufatja një qytetar nga Vushtrria.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të sektorit rajonal të hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore, të cilit i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. R

“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policorë ka bërë që qytetarit t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngufatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile. Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore - qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Policisë.