Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj burrit që dyshohet se sulmoi dhe dhunoi seksualisht vajzat e tij

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual.

“Sipas kërkesës, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prekë të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, XX”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 6 mars 2022.