Kronikë

Burri në Prishtinë largon nga shtëpia bashkëshorten me sëmundje të rëndë

Descriptive Text

Policia e Kosovës njofton se një grua në Prishtinë ka raportuar se bashkëshorti e ka keqtrajtuar dhe larguar nga shtëpia, derisa vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mund të kujdeset për veten.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nuk ka arritur të kontaktohet, derisa rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje. Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.