Kronikë

I ngrihet aktakuzë personit që u zu me marihuanë në rrugë të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.B., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Më 7 janar në Prizren, policia në rrugë ka ndalur dhe i ka gjetur të pandehurit marihuanë.

“Me datë 07.01.2022 rreth orës 23:10 minuta në Prizren, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit Marihuanë, në atë mënyrë pasi që ndalet nga një patrullë e policisë dhe pas kontrollimit tek i akuzuari janë gjejnë qeset e plastikës të mbushura me substancë të dyshuar me Marihuanë me peshë 8.65 gram dhe katër (4) qese të thata të plastikës të cilat shërbejnë për ndarjen dhe vendosjen e narkotikut, ndërsa, shoku me të cilin ka qenë bashkë atë natë L.K., i është gjetur një (1) mulli ”grinder” dhe disa rizlla OCB”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.​