Kronikë

30 ditë paraburgim pasi kërcënoi nipin në seancë gjyqësore se do ta “varroste të gjallë”

Gjykata Themelore në Prizren ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit I.B., shkaku të dyshimeve të bazuara se ai ka kërcënuar nipin e tij.

I.B. akuzohet se ka kërcënuar djalin e vëllait, se “do ta djegë të gjallë dhe se do ta varrosë të gjallë”.

Këto madje i ka bërë në prani të prokurorit të shtetit e gjyqtarit gjykues dhe palëve tjera, ndërsa ata ishin në gjykatë për një rast tjetër penal.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale”, thuhet nga Gjykata Themelore.