Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar, konfiskohen 70 mijë euro mallra

Dogana e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme ku ka konfiskuar telefona celularë e pajisje të tjera përcjellëse, me vlerë 70 mijë euro.

Pas hetimit disa mujor, Dogana ka bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Prizren ku është dyshuar për mallra të kontrabanduara. Janë arrestuar tre të dyshuar.

“Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm (telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore) pa origjinë/dokumentacion përcjellës, pra është kontrabanduar. Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72.179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore janë 21.509.41 euro”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.