Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Një vajzë ka vdekur dje në Skenderaj, pasi i është keqësuar gjendja dhe nga Policia është cilësuar si rast i “vdekjes së dyshimtë”.

Nëna e saj i ka thënë Policisë se vajza ishte në terapi të caktuar nga mjeku, në momentin kur i është keqësuar gjendja dhe më pas ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.