Kronikë

Drejtonte veturën me 142 km/h në zonën 80 km/h, i pezullohet leja për tre muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person me 300 euro dhe ia ka pezulluar patentë shoferin për tre muaj, pasi ai ishte kapur duke drejtuar veturën me shpejtësi 142 kilometra në orë në zonë ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 142 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj ndalim drejtimi të mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës.