Kronikë

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë që u paraqit rrejshëm si polic

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi rrejshëm ka deklaruar se është zyrtar policor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 23.01.2022 lidhur me rastin pas disa hetimeve të zhvilluara nga policia, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.