Kronikë

Nisin hetimet pasi disa persona keqpërdorën fotot e videot e të miturës

Njësitë e hetuesisë kanë nisur hetimin në një rast të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.

Sipas njoftimit të PK-së, disa të mitur kanë keqpërdorur foto dhe video të një të miture në Suharekë.

“Njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin pasi që disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar”.