Kronikë

Në Shtime konfiskohen 58 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Kriptovaluta

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një fshat të Shtimes janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës 58 pajisje për prodhim të kriptovalutave, që ishin pa dokumentacion.

Pajisjet janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit A.G.

“Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it. Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.