Kronikë

Një e vdekur e katër të lënduar në aksidentin në tunelin e Kalimashit

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në mbrëmje në tunelin e Kalimashit në Kukës.

Siç ka njoftuar policia e Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave. E vdekur ka mbetur një grua nga Shkopeti. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Kukësit. S’dihet gjendja e tyre shëndetësore, kanë raportuar mediat në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë, njëra nga veturat është drejtuar prej një personi nga Kosova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon në sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, thuhet në njoftimin e policisë.