Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi të miturën

Descriptive Text

Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur.

Nëna e viktimës e ka raportuar rastin në Polici të enjten, derisa bëhet e ditur se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Më datë 30.12.2021 ankuesja femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.