Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj të arrestuarve për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, G.R. dhe M.H., për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë.

Mbrëmë gjatë tentim grabitjes së një shitore ushqimore në Mitrovicë, ka humbur jetën pronari i shitores A.M.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.