Kronikë

Një person gjendet i vdekur në bodrumin e banesës së tij në Klinë

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e banesës së tij në Klinë, gjatë pasdites të së hënës.

Siç i ka thënë KOHËS, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga njësitet e policisë rreth orës 17:00.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e banesës ku banonte. Viktima është gjetur nga njësitë policore rreth orës 17:00”, ka thënë Gashi.

Ai më tej njoftoi se trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimi i vdekjes nuk është bërë ende.